Si ti heqim puçrrat e fytyrës?
Puçrra është e padëshirueshme për të gjithë, por për adoleshentët përveq se një shqetësim është një problem i tmerrshëm. Zakonisht vajzat e kalojnë këtë fazë të jetës në moshë shum të re,sidomos në moshën e tyre të adoleshencës,kur ata duan të duken bukur dhe simpatike. Në qoftë se Perëndia na jep ndonjë problem, Ai gjithashtu ofron një zgjidhje.

Për të luftuar këtë kërcënim tash më nuk kemi nevojë për trajtime të shtrenjta bukurie. Këtu do të gjeni disa mënyra të lehta dhe efikase për të hequr qafe puçrrat e fytyrës. Këto këshilla do t'ju ndihmojnë që të dukeni bukur dhe të freskët.

1. Shmangeni Stresin

Stresi është një nga problemet më të mëdha në mesin e adoleshentëve. Enzimat e këqija lirohen brenda trupit të vajzave të reja dhe shkaktojnë puçrra fytyre. Pra, të përpiqeni për të shmangur stresin sa më shumë që mundeni.

2. Hudhra
Hudhra është një barishte natyrore e cila gjithashtu është një mjet efektiv për të hequr qafe puçrrat.Është e lehtë për t'u përdorur. Hapi i parë është për të shtypur disa hudhra me duar të pastra. Pastaj aplikoni atë mbi zonën e cila është e prekur. Kur ajo është e tharë plotësisht, lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë. Ju do të shihni rezultatin në dy ose tre ditë .

3.Uji
Mënyra më e lehtë është të rrisni sasinë  e ujit që konsumoni gjë kjo e cila do ta pastrojë lëkurën tuaj të jashtme, si dhe shtresat e brendshme të lëkurës. Pini 8 deri në 10 gota me ujë në ditë dhe do të vini re një lëkurë me ngjyra të ndezura dhe të freskëta. Uji gjithashtu ju ndihmon për të hequr qafe edhe shumë sëmundje tjera.

4.Pastë dhëmbësh

Pasta e dhëmbëve ndihmon jashtzakonisht në heqjen e puçrrave të fytyrës. Aplikoni atë butësisht mbi puçrrat tuaja me gishtin tuaj në një mënyrë të tillë që ti mbuloni. Aplikoni atë para se të shkoni në shtrat. Lëreni atë mbrenda natës. Të nesërmen në mëngjes lani fytyrën tuaj të butë me ujë të vakët. Pasta e dhëmbëve absorbon të gjithë naftën nga puçrrat dhe ndihmon për ti reduktuar ato.

5. Vezë

Veza është një tjetër mënyrë efikase për ti hequr qafe puçrrat. Merrni një vezë dhe pastaj ndajeni të verdhën e vezës dhe të bardhën. Aplikoni vezën e bardhë në zonën e prekur dhe lëreni atë për disa minuta që të thahet. Pastaj lajeni me ujë të ngrohtë. Aplikoni këtë maskë dy herë në ditë, një herë në mbrëmje dhe herët në mëngjes. Ju do të jeni të habitur nga rezultatet e mrekullueshme.